Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA - Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i cilësoi deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama në Sarandë, ku akuzoi sistemin e drejtësisë dhe politikën për ndërtimet pa leje, si të pabaza dhe të pavërteta. Halimi u shpreh se nuk mund të quash në trup gjyqësor, apo në gjykatë bandë kriminale.
“E papranueshme të quash një gjykatë të tërë bandë kriminale”, - tha Halimi, gjatë një seminari të organizuar në Tiranë për arritjet dhe sfidat e shërbimit të provës.
Ai ka kujtuar se drejtësia ka nevojë për reforma dhe për këtë gjë duhet bërë miratimi i ligjeve me 3/5.
Në këtë seminar janë të pranishëm edhe kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri Etore Sequi, Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wolfarth dhe përfaqësues nga UNICEF.
a.k/NOA