Berisha, debolesë pas dite të lodhshme (FOTOT & VIDEO)
Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA/ Ariola Ymeraj – Kryeministri do të anulojë vizitën zyrtare që kishte planifikuar të zhvillonte të Martën në Malin e Zi, pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e së martës ku ai pas një axhende të ngjeshur ditore pësoi gjendje gjysmë të fikëti dhe marrje mendsh ndërsa po përfundonte fjalimin në ceremoninë e 21 vjetorit të themelimit të PD.
Në axhendën e së martës sikurse ishte planifikuar, do të nënshkruhej marrëveshja për heqjen e kushtit të pasaportës dhe kalimi i popujve të dy vendeve në dy shtete vetëm me kartë identiteti, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në krye të një delegacioni të zgjeruar, Berisha kishte planifikuar që, të martën të zhvillonte një vizitë zyrtare në Mal të Zi, gjatë të cilës do të shkonte fillimisht në Podgoricë dhe më tej në Ulqin ku pasi të kryente takimet me autoritetet malazeze dhe drejtuesit e partive politike të shqiptarëve do të vizitonte komunën e Ulqinit ku sikurse shihni këtë foto të djeshme, janë vendosur bill-board mirëseardhjeje. Sipas planifikimit, Sali Berisha kishte mbyllur takim së bashku me homologun e tij, presidentin malazez, Filip Vujanoviq, e po ashtu me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krovokapiq.
Po ashtu ishin paracaktuar edhe bisedime bilaterale me homologun malazias Igor Lukshiq, të cilave do t’i linin vendin më tej takimeve me liderët e partive parlamentare shqiptare.
a.ye.t//NOA
Berisha, debolesë pas dite të lodhshme (FOTOT & VIDEO)