English

Kapet në kryeqytet mashtruesi Dritan Basholli

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA – Kapet në Tiranë shtetasi i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë me katër vite burg, Dritan Basholli, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Ishin efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.2 në kryeqytet, që mundësuan kapjen e Dritan Bashollit mëngjesin e sotëm në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, 38-vjeçari Dritan Shazimir Basholli, lindur dhe banues në rrugën “Don Bosko” në Tiranë ishte person i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Tiranës më 21.10.2011 ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës, e cila e kish dënuar atë, me 4 vjet burg për veprën penale të mashtrimit në dëm të disa personave, dhe e kryer më se njëherë.

Shtetasi Dritan Shazimir Basholli, iu kalua për procedurë të mëtejshme Seksionit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në DPQ-në e Tiranës.

mit/NOA

KOMENTE