English

KE: Dialogu për heqjen e vizave mund të nisë në 2012-n

Bruksel, 13 dhjetor 2011, NOA – Dialogu për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së për Kosovën pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Këtë e kanë bërë me dije të hënën zyrtarë të Komisionit Evropian.

Michele Cercone, zëdhënës i komisioneres së Punëve të Brendshme, Cecilia Malmstrom, deklaroi të hënën në një konferencë për shtyp se “Komisioni vazhdon të ketë qëllimin e nisjes së dialogut të vizave me Kosovën”, duke preçizuar se “hapat drejt nisjes së dialogut për heqjen e vizave me Kosovën mund të ndërmerren në fillim të vitit që vjen”.

Cercone nënvizoi se Komisioni Evropian po vlerëson disa kushte, të cilat duhet të jenë përmbushur nga Kosova me qëllim që të ecet përpara në hapat e tjerë përdrejt liberalizimit të vizave, shkruan Koha.net.

NOA

KOMENTE