Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA – Bashkimi Evropian përforcon pritshmëritë ndaj Serbisë dhe marrjes së statusit të kandidatit nga ajo, duke i bërë apel të vijojë dhe të ecë përpara në marrëdhëniet me Kosovën dhe dialogun teknik mes tyre.
BE, pret që Serbia të bëjë përpara në dialogun teknik me Prishtinën në mënyrë që në muajin shkurt të marrë statusin e kandidatit, deklaroi nga Brukseli, Kreu i Këshillit të Europës, Herman van Rompui.
“Presim që Serbia të avancojë dialogun dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Prishtinën me synimin që në shkurt të vitit 2012 Këshilli i Ministrave t`i lejojë statusin e kandidatit, të cilin do ta konfirmojë Këshilli Evropian”, theksoi Van Rompui, në Parlamentin Europian.
NOA