SHBA, 13 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Është ndërtuar motori me avull, që nga përmasat mund të konsiderohet si më i vogli në mbarë botën.
Edhe pse dimensionet e tij janë prej të mijtat e milimetrit, ai sërish funksionon njësoj si motorët e mëdhenj me avull, kjo dhe pse prodhon disa kërcitje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Rezultati, i cili është përshkruar në mënyrën më të mirë në revistën Nature Physics, demonstron për herë të parë shndërrimin e energjisë termike në energji mekanike në një mënyrë efikase në nivel mikroskopik.
Një fakt i tillë mund të themi se është tregues i qartë se aktualisht kemi një përparim shumë të madh dhe themelor për realizimin e mikro-motorëve, gjithmonë më të besueshëm dhe sa më efikasë.
r.b/NOA