Kaliforni, 13 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Fillimisht vetëm kopertina, ndërsa tani dhe fotot e brendshme. Aktualisht në rrjet janë shfaqur disa nga fotografitë që bukuroshja Lindsay Lohan ka realizuar për revistën e famshme të Playboy.
Surpriza: një imitim i Marilyn Monroe.
Aktorja e re amerikane në setin fotografik faktikisht ka luajtur me imazhin e divës më të famshme të të gjithë kohërave, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Tualeti, parukja, të njëjtat poza dhe i njëjti sfond, por që sërish kanë qenë të shumtë ata që nuk e krahasojnë këtë version me origjinalen, të pavdekshmen Merilin Monroe.
r.b/NOA