Trento, 13 dhjetor 2011, NOA- Frika se mos ishte infektuar nga sëmundje seksualisht të transmetueshme, bëri që një 12 vjeçare italiane tu nënshtrohej kontrolleve mjekësore.
U tregoi mjekëve se kishte pasur raporte seksuale, por jo gjithmonë me masa mbrojtëse, dhe me djem të ndryshëm brenda pak kohësh.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, vetëm njëri nga djemtë ishte në moshë madhore dhe pikërisht ky ishte shqiptar.
Pas verifikimeve përkatëse nga ana e efektivëve të policisë u verifikua se bëhej fjalë për një emigrant shqiptar të moshës 19 vjeçare, i cili kishte kryer shpesh marrëdhënie seksuale me të miturën.
Mësohet se vajza bën 13 vjeç në muajin gusht, ndërsa u denoncuan në Gjykatën e të Miturve edhe 5 adoleshentë të tjerë të moshës 13 deri në 15 vjeç.
Sipas policisë thuhet se përveç shqiptarit i cili ishte në moshë madhore djemtë e tjerë ishin me probleme familjare ashtu si dhe vajza.
a.y/NOA