English

Mitrovicë, EULEX bllokon autokolonën ruse

Leposaviç, 13 dhjetor 2011, NOA – Forcat e EULEX-it kanë bllokuar në vendkalimin kufitar në Jarinje një autokolonë ruse me ndihma për serbët e veriut në Mitrovicë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

EULEX-i e ka argumentuar bllokimin e autokolonës ruse me faktin se forcat shumëkombëshe kërkuan ta shoqërojnë autokolonën për në destinacionin e saj në Mitrovicë, për çështje sigurie.

Në kundërpërgjigje të këtij akti, ekstremistët serbë në urën e Zveçanit kanë bllokuar 10 xhipa të EULEX-it me 22 pjesëtarë të misionit të cilët ishin nisur për të siguruar rrugëtimin e autokolonës ruse, shkruan Koha.net.

Vendimi për të dërguar forcat e sigurisë ishte marrë nga shefi i EULEX-it Xavier Bout de Marhnac.

Në stafin që shoqëronte autokolonën me ndihma ruse ishte edhe ambasadori rus në Beograd Aleksandër Konuzin.

mit/NOA

KOMENTE