English

Monedha e rrallë antike, shitet për shifrën rekord 7.4 milionë dollarë

SHBA, 13 dhjetor NOA - Një monedhë antike dhe e rrallë, e tëra prej ari, e cila i përket vitit 1787, është shitur në New Orleans për një shifër rekord prej 7.4 milionë dollarësh. Duhet theksuar se është një nga çmimet më të larta në histori që është paguar për një monedhë të artë. Blanchard & Co, kompania ne monedha dhe metaleve të çmuar që është marrë me organizmin e kësaj shitje, ka bërë të ditur se ajo është blerë nga një firmë investimesh e Wall Street. Megjithatë identiteti i blerësit dhe i shitësit nuk është bërë i ditur. E realizuar nga Ephraim Brasher, një fqinj i George Washington, monedha përmban 26,66 gramë ar. Në atë kohë vlera e saj ishte vetëm 15 dollarë, por në një ‘këmbim’ të ditëve të sotme është e barasvlershme me 1.500 dollarë. Duhet theksuar se kjo monedhë e artë është një pjesë unike dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja e shitjes së saj për një shifër rekord prej 7.4 milionë dollarësh. r.b/NOA

KOMENTE