English

Parashikimi i motit për 14 dhjetor 2011

Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke ndikuar në mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Por nuk do të mungojnë vranësirat si dhe shira të izoluar në zonat malore veriore.

Pasditja nuk do të sjellë ndryshim të situatës meteorologjike pasi kthjellimet do të dominojnë në zonën e ulët dhe atë bregdetare me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë vranësira të herë pas herëshme. Po në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe në orët e mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të bien me 3 gradë në mëngjes ndërsa mesdita do të ruajë të njëjtat vlera. Temperatura minimale prej -7 gradë Celcius do të shënohet në zonat Juglindore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.

Europa

Sërish nesër, Europa Veriperëndimore dhe Europa Qendrore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe reshjet e shiut dhe të dëborës do të dominojnë këto rajone. Dëborë të dendur do të ketë kryesisht në Vendet Nordike. Problematike situata do të mbetet në Ishujt Britanike, Gjermani dhe Francë ku do të bien shira në formë rrebeshi të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjatë pjesës së dytë të ditës mot i paqëndrueshëm do të dominojë në gjithë Europën Jugore por shirat do të jenë të intensitetit të ulët. Po ashtu edhe Ballkani Verior si dhe Italia do të kenë vranësira dhe reshje të dobëta shiu, ndërsa në zonën e Alpeve do të ketë dëborë të dendur. Për sa i përket Europës Lindore dhe asaj juglindore do të dominojë mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Vendet Nordike do të rrezikohen për reshje shiu e dëborë të dendur

- Ishujt Britanik do të mbeten me shira të dendur dhe erë të fortë

- Gjermania dhe Franca do të rrezikohen për shira intensiv

a.y/NOA

KOMENTE