English

Pasqyra e Shtypit, 13 Dhjetor 2011

Tiranë 13 dhjetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 13 dhjetor 2011.

Gazeta "Shqip" ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Shëndeti përkul Berishën në 21 vjetor”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë;

“Ruli: Nano të flasë me të gjitha palët”

“Strati për të gjashtën herë në "Guinness"”

“Skandali, UEFA: Superiorja shqiptare, e trukuar. Top Chanel zbulon faksimilet”

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e saj të sotëm; “Orët e dobësisë fizike të Berishës në apartamentin e tij”, i cili flet për problemet shëndetësore që pati dje kreu i qeverisë dhe situatën që ka pasuar pas ceremonisë së 21-vjetorit të PD.

Disa tituj të tjerë janë “Meidani: Për zgjedhjet 2013 duhet bashkim, vështirë që ta arrijë Edi Rama”

“Legalizimet, shtyhet me dy vjet përdorimi i bonove”

“Ruli: Nano për President? Duhet të bindë më parë Ramën”

“Nis hartimi i listës, 430 barna me rimbursim për vitin 2012”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument në numrin kryesor; “Meidani: Me Ramën në krye,

PS nuk fiton as më 2013”, i cili pasqyron një intervistë të ish-presidentit Rexhep Meidani. Disa tituj të tjerë janë; “Berisha në 21 vjetorin e PD: Jemi partia e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve”

“Nano President? Flasin Toçi, Beja dhe Ruli”

“Grupi i PD, OK kandidaturës së Leskajt për KLSH”

“Video abuzive, dëshmitë rrëzojnë Priftin përfundimisht”

“Topi refuzon festën e partisë që e bëri President”

“PS vazhdon garën politike për Avokatin e Popullit”

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Momentet kritike te kryeministrit Sali Berisha”, i cili flet për problemin shëndetësor të kreut të qeverisë, vizita në Spitalin Amerikan dhe kush janë njerëzit që e shoqëruan dhe qëndruan me të pas hollit të Pallatit të Kongreseve.

Disa tituj të tjerë; “Skënder Gjinushi komenton lëvizjet e kreut të PS: S’ka kohë opozita të merret me krijimtari”.

“Çmimi i energjisë, ERE nuk i njeh investimin kompanisë çeke CEZ”

“Gjyqi ndaj Ilir Metës: Çfarë u tha në sallën e Gjykatës së Lartë”

Gazeta “Agon” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Partia Demokratike

21 vjet Parti e Lirisë”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në 21-vjetorin e themelimit të PD-së.

Disa tituj të tjerë janë; “Demokratët pro Leskaj për kreun e KLSH-së”

“Dëshmojnë 5 vetë, prokuroria kërkon provat e Priftit”

“Lexojmë vlera apo zhurma sezonale?”

“Integrimi në BE, miratohet plani i ri”.

Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor; “Jozefina shmang Lulin, merr drejtimin pas Saliut”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në përvjetorin e PD-së. Disa tituj të tjerë janë; “Pensionistët shpërthejnë për turpin: Bode na hoqi bukën e gojës”

“Lul Basha paradë dhe propogandë, do të drejtojë edhe doganat”

“PS proces demokratik dhe transparent për Avokatin e Popullit”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip e anglisht.Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE