English

Përdhunuesi serial i grave dënohet nga gjykata me 428 vjet burg

Përdhunuesi Vincent Heyward u dënua me 428 vjet për sulme seksuale në pesë gra në vitin 2009, në New York

NEW YORK CITY, 13 Dhjetor 2011 NOA/Beqir Sina - Simbas televizionit të qytetit NY1 përdhunuesi serial Vincent Heyward 23 vjeçar, mori sa nga një gjykat në Manhattan- New York, një dënim prej 428 vjet burg. Dënimi qe jashtëzakonisht i madh pasi Hayward u gjet fajtor për dhjetëra akuza- për krim seksual dhe atë të sulmit ndaj pesë grave në lagjen Hamilton Heights dhe një lagje e kinezëve në China Town. Prokurorët thanë se të gjitha viktimat dhanë deklarata para dënimit, çka sipas ligjeve amerikane, iu shqiptua një dënim të shqiptuar 10 herë nga 20 vjet burg ( 200 vite të jetës) së bashku me një dënim të njëpasnjëshëm me 11 herë nga 20 vjet burg që arrinte deri në 228 vjet. Në fletë palosjen e vendimit, prokuroja kumtoi së fundi se dënimi i Vincent Heyward përmbledh 428 vjet burg.

Televizioni i qytetit - NY1, i cili ndoqi nga afër gjykimin dhe çështjen Heyward, u arrestua pasi dyshohej se kishte kryer përdhunimin e një seri të grave, që ishin sulmuar në gusht dhe shtator të vitit 2009. Policia e futi në listë e të, të kërkuarve, dhe nxori, në metro, linjat e autobusëve, dritaret e vitrinave të dyqaneve, vendet publike, shpalljen me një portret të të dyshuarit. Mbas arrestimit policia kërkoi nga ekspertiza që të paraqesë një analizë e ADN-së, që ishte bazuar në ngjashmëri e provave të Heyward. Mostrat e e gjetura nga policia ishin në përputheje me provat e ADN në katër sulme, ndaj grave seksualisht, gjë që çoi në arrestimin e tij.

Gjykatësi Ronald Zweibel nga Gjykata e Lartë në Manhattan ka kërkuar dënimin e ashpër, duke kërkuar 428 vjet burg. kërkuar".

E përditshmja njujorkeze Daily News thotë se një dëshmitare, një prej viktimave, një 59-vjeçare artiste, pranoi se ishte përdhunuar në një rrugicë të Heights Hamilton. Ajo tha se asaj i vinte turp se ajo "kishte filluar të shihej në lagje ndryshe. ..nga ata që e njihnin se ishte përdhunuar nga një zezak" Kjo nuk është e drejtë, tha ajo duke vijuar se ". Të gjithë zezakët nuk janë përgjegjës për atë që më ndodhi me mua, ne nuk duhet të jemi racistë. "Pastaj ajo shikoi drejt në sy përdhunuesin e saj Heyward dhe i tha: "Jo të gjithë zezakët janë si ju. Zezakët nuk janë si ju dhe ju "urrejnë" ju !"

Sipas shtypit lokal, deklarata e dyshimtares se "Nuk janë të gjithë zezakët si kjo monstër, duket se e ka "provokuar 23 vjeçarin Heyward, i cili megjithëse në pranga - ka "tentuar të shpërthejë" nga vendi i tij përballë me tryezën e gjykatësve, sa që u deshën të ndërhyjnë katër oficerë të gjyqësorit , të cilët e rilidhën atë me pranga e zinxhir dhe e larguan menjëherë nga salla e gjyqit.

KOMENTE
  • Enco Grimaldi01:07 - 14 Dhjetor 2011
    Denimin ta kryeje tek burgu i grave
  • Orhan vu20:16 - 13 Dhjetor 2011
    te kish me pas ligj te fort qishtu edhe ne ks super kish me qen