English

Rama: Në opozitë për të rrëzuar Metën bashkë me Saliun

Durrës, 13 dhjetor 2011, NOA- Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme Asamblenë e zgjeruar të qarkut Durrës.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në fjalën e mbajtur me këtë rast Rama u shpreh se, “Do t’i japim një peshë më të madhe anëtarëve të partisë, forumeve dhe jetës së brendshme, për më shumë kohezion dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. Asambleja e zgjeruar e qarkut dhe e rrethit janë forume që do t’i vëmë në funksion të plotë. Forume të cilat do të mblidhen sistematikisht”

Më tej kryesocialisti shtoi se fitorja e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Durrësit ishte një fitore që pakkush e priste.

Sipas tij, të gjithë anëtarët duhet ta kthejnë jetën e partisë në një jetë aktive, duke krijuar mundësi që të zgjedhurit e niveleve më të larta të kërkojnë llogari dhe të japin llogari si një familje politike duke pranuar dhe bashkëpunuar me njëri tjetrin.

Rama vlerësoi domosdoshmërinë dhe nevojën e qytetarëve për vendosjen e një demokracie funksionale.

“Në kushtet e një regjimi fashist mjafton të jemi të gjithë bashkë. Nuk kemi pse të kemi luhatje. Meta është me Saliun, tek Saliu për Saliun. Jemi në opozitë për ta rrëzuar bashkë me Saliun. Të rrisim anëtarësinë e Partisë Socialiste me 30%, vendim ky që morëm në Kongresin e 5 nëntorit dhe që e kemi pjesë të Programit tonë të ri. Detyra jonë është të afrojmë njerëz, të shtojmë fuqinë, të jenë pjesë e kësaj historie që po e shkruajmë së bashku”, përfundoi Rama fjalën e tij.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Frosina Mezini00:14 - 14 Dhjetor 2011
    Po ky duket ashiqare qe eshte psikopat,shifeni se cfar ka vene per byrzylyk nje nga ato ruazat e shkuara ne peh te Arixheshkave Falllxhore,dhe ai besone qe duke mbajtur keto neper duar dhe kembe do ti buzqeshi fati, hahahahaha sa i gjat dhe Budalla