Tripoli, (Libi)13 dhjetor 2011, NOA - Mijëra njerëz në Bengasi kanë dalë në rrugë në formë proteste kundër qeverisë së përkohshme libiane. Në qytetin bastion të revoltës kundër pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi, ata kërkuan më shumë drejtësi dhe transparencë nga Këshilli i përkohshëm kombëtar.
Përveç kësaj u shtrua kërkesa që të përjashtohen nga postet e qeverisë të gjithë politikanët që kanë lidhje me regjimin e vjetër. Kryetari i Këshillit të përkohshëm Mustafa Abdul Dschalil, kërkoi në Tripoli që njerëzit të kenë durim në ndërtimin e strukturave demokratike.
Në plan është integrimi i luftëtarëve në shoqërinë civile. Gjithashtu do të shpërndahen nëpër rajone fonde që ato të kenë mundësi për një autonomi më të madhe. Për ata që kanë kryer krime ndaj popullit libian nuk do të ketë asnjë mëshirë, theksoi Dschalil.
a.k/NOA/DV