English

Sekretarja e SHBA: Duhen masa shtesë kundër Iranit

SHBA, 13 dhjetor 2011, NOA - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre evropianë kanë aplikuar sanksione të reja kundër Iranit dhe do të vazhdojnë të bëjnë presion.

"Ne së bashku me partnerët e afërt kemi aplikuar masa shtesë kundër Iranit dhe do të vazhojmë të aplikojmë masa shtesë. Unë nuk do të saktësoj kur, ku dhe si, por në pikëpamjen tonë Irani është duke ndjekur një rrugë të rrezikshme për veten dhe për rajonin dhe rreziku është komplikuar në krye të provokimit të tyre dhe mbështetjes së tyre të qëllimshme për terrorizmin në shumë vende, me ndjekjen e tyre të vazhdueshme të armëve bërthamore, kështu që është diçka që bota duhet t’i përgjigjet”, është shprehur Klinton.

Javën e kaluar liderët evropianë kanë bërë thirrje për të vënë më shumë sanksione kundër Iranit deri në muajin janar, dhe të rritet kështu presioni ndaj Teheranit për programin e tij bërthamor.

NOA/RFE

KOMENTE