Bilisht (Korçë), 2013, NOA – Një i ri është plagosur pas një sherri me thika. Ngjarja ka ndodhur në Bilisht të Korçës gjatë pasdites së djeshme. Autori i plagosjes është 17-vjeçari B.Xh, banues në fshatin Braçanj në Devoll. Ndërsa viktimë e sulmit me thikë është 18-vjeçari M.L.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14.30, në afërsi të shkollës së mesme Bilisht. Mësohet se sherri mes dy të rinjve ka ardhur për motive të dobëta. Pas përplasjes me grushte, B.Xh ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar me thikë në barkë 18-vjeçarin.
I riu i plagosur aktualisht po merr ndihme mjekësore në spitalin civil Bilisht. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ndaj 17-vjeçarit ka nisur procedimi penal.
a.k/NOA