Maliq, 13 dhjetor 2011, NOA – Një grua 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi rezulton si autore e plagosjes së një gruaje tjetër me sende të forta. Adelina Riza Trendafili, banuese në Bilisht të Devollit, ka goditur pasditen e djeshme 33-vjeçaren me inicialet Z.Ajredini për motive të dobëta.
Sherri ka ndodhur në qytetin e Maliqit dhe Trëndafili e ka qëlluar atë me sende të forta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, raporton Agjencia NOA.
Gruaja e dëmtuar ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia ka shpallur në kërkim 30-vjeçaren Trëndafili, si dhe ndaj saj është nisur procedimi penal.
a.k/NOA