English

Thaçi: Shëndet dhe fitore të tjera për Berishën

Prishtinë, 13 dhjetor 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi uruar shërim të shpejt për kreun e qeverisë shqiptare, pas gjendjes shëndetësore gjatë festimeve për 21 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ku kryeministri pësoi një moment dobësie.

një mesazh drejtuar kryeministrit shqiptar, Thaçi i ka uruar kryeministrit Berisha shërim të shpejtë në mënyrë që ai të vazhdojë të drejtojë shtetin shqiptar drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera.

“Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, z. Sali Berisha. Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare”, shprehet Thaçi.

Thaçi shprehu urimet në emër të qeverisë së Kosovës për shëndetin e kryeministri. “Të arriturat e PDSH-së janë meritë e kontributit dhe vizionit të kryeministrit Berisha, i cili qëndroi në krye të këtij subjekti qoftë në pozitë qoftë në opozitë. Në emër të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim uroj që z. Berisha ta kalojë keqësimin e sotëm shëndetësor, pa asnjë pasojë, dhe të vazhdojë në drejtimin e shtetit shqiptar, drejt rezultateve dhe fitoreve të tjera”, shprehet Thaçi në mesazhin e tij publik.

a.k/NOA

KOMENTE