Tiranë, 13 dhjetor 2011, NOA- Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxull të Tiranës.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, trupi i pajetë është gjetur i dekompozuar, varur në një pemë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, trupi i dekompozuar u gjet në pyll nga fëmijët ndërsa viktima dyshohet të jetë varur prej disa javësh.
Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për këtë rast ndërsa kufoma është dërguar për t’iu bërë autopsia, në pritje për tu bërë edhe identifikimi.
a.y/NOA