Beograd, 13 dhjetor 2011, NOA – Kur Serbia aspiron të anëtarësohet në BE, një kriminel lufte, gjenerali serb Lubisha Dikoviç është emëruar shef i ushtrisë së Serbisë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Ka qenë Presidenti serb, Boris Tadiç, që ka emëruar në këtë post të rëndësishëm një kriminel, i cili udhëhoqi ushtrinë serbe në Drenicë, ku u kryen krime në masë ndaj qytetarëve kosovarë në vitet e luftës së Kosovës.
Dikoviç ishte komandant i Brigadës 37 të ushtrisë jugosllave, e cila vepronte në territorin e Drenicës dhe është përgjegjëse për krimet e kryera në këtë rajon, shkruanjë mediat kosovare.
Pikërisht për këto krime të kryera në Kosovë, gjenerali Dikoviç është dekoruar me medalje nga ish-udhëheqësi serb Sllobodan Millosheviç.
Gjatë luftës në Kosovë, vetëm në Drenicë janë vrarë dhe zhdukur mijëra shqiptarë, ndërkohë që gjenerali Dikoviç ende nuk është gjykuar nga Tribunali i Hagës.
NOA