Përmet, 13 dhjetor 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak çaste më parë në aksin jugor Përmet-Këlcyrë.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al. shkak për këtë aksident fatal ka qenë dalja e mjetit nga rruga çka ka çuar edhe në plagosjen e një tjetri që ndodhej në makinë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është 43 vjecari Petrit Lata, me detyrë oficer policie.
Mësohet se krahas tij i plagosur ka ngelur edhe Shefi i Rendit të Policisë Permet, Nuri Kërçani i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq mjeti i dalë nga rruga mësohet të jetë tip benz dhe mban targat DR 6279 B, ndërsa shkak për daljen nga rruga shiu i rrëmbyer.
a.y/NOA