SHBA, 13 dhjetor 2011, NOA-Këngëtarja amerikane, Xhenifer Lopez është një mga femrat më seksi edhe në moshën 42-vjeçare. Në videon e fundit që ka regjistruar, Lopez shfaqet në formën më të mirë fizike.
Kënga “The Hardest Ever” ka mjaft skena kërcimi, ku Lopez shfaqet me veshje mjaft provokuese dhe tregon format e trupit të saj. Fotot e klipit të këngës, i cili ende nuk është hedhur në treg, flasin se këngëtarja do ketë sukses të fansat jo vetëm për zërin e saj, por edhe për trupin.
Pas ndarjes nga burri Mark Antony, Lopes është duke jetuar një histori romantike me një prej balerinëve të saj disa herë më të ri në moshë.
a.k/NOA