English

Anketa tradicionale vjetore për sportistë të Ballkanit

Sofie, 14 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Tenisti serb Novak Xhokoviç u caktua Sportist i Ballkanit për vitin 2011. Kjo u bë në anketën e 39-të tradicionale të Agjencisë Telegrafike Bullgare. Në vendin e dytë është Ivica Kosteliç nga Kroacia sportist i skive alpine. Në vendin e tretë u radhit bullgari Petër Stojçev. Herën e 11-të me radhë gjatë vitit 2011 Stojçevi fitoi kupën botërore të maratonës së notimit. Në anketën e sivjetshme morën pjesë 11 agjenci informative nga mbarë Ballkani.

KOMENTE