English

Arrihet marrëveshja, drejt Maqedonisë e Malit të Zi me kartë identiteti

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA- Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja mes Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Malit të Zi për lëvizjen e shtetasve vetëm me karta identiteti.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, me këtë marrëveshje synohet lëvizja e ndërsjelltë e shtetasve drejt këtyre vendeve. Marrëveshjet në fjalë u nënshkruan nga Zv.Kryeministri njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikola Poposki si dhe Ministri i Punëve të Malit të Zi Milan Rocen.

Marrëveshjet parashikojnë lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat, por edhe kartat e identitetit biometrike.

Mësohet se marrëveshja së shpejti do të nënshkruhet edhe me Bosnjë-Hercegovinën.

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme thanë për NOA.al se, marrëveshjet do të hyjnë në fuqi në momentin e ratifikimit nga parlamentet.

a.y/NOA

KOMENTE