English

Buxheti 2012, Presidenti Topi jep “OK”

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi me një dekret të ditës së sotme i ka dhënë OK-in hyrjes në fuqi të buxhetit të vitit 2012.

Pas shumë debatesh mes opozitës e maxhorancës ku njëra palë e cilësonte buxhetin si më të suksesshmin e tjetra si buxhetin që do thellojë krizën ekonomike në vend, Presidenti Topi ka folur përmes dekretit, i cili pritet të hyjë në fuqi pas 15 ditësh nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare.

Ndërkaq kampi opozitar vetëm pak para votimit në Parlament, bëri propozime që nëse do të përfshiheshin në buxhet, atëherë do ishte miratuar me konsensususin e të dyja palëve.

D E K R E T

PËR

SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”.

Nr. Dekretit 7185

Tiranë, më 14.12.2011

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BAMIR TOPI

a.y/NOA

KOMENTE