Cërrik, 14 dhjetor, 2011, NOA – Një banesë ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në qytetin e Cërrikut. Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se zjarri është vendosur nga një prej familjarëve që banonin në ndërtesë. Kastriot Ymeri 41-vjeç ka djegur shtëpinë e tij, pas sherrit që ka pasur me familjarët.
Mësohet se Ymeri ka pasur një zënkë me bashkëshorten e tij dhe në gjaknxehtësi e sipër ka vendosur të shkatërrojë banesën.
Policia ka shoqëruar në polici Ymerin si dhe po zbardh të plotë rrethanat e ngjarjes.
a.k/NOA