Mat 14 dhjetor 2011, NOA – Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrethin e Matit. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që policia bënë të ditur se viktima është 37-vjeçari Rexhep Mani, raporto Agjencia NOA.
Sipas policisë Mani njihej si endacak në zonën përreth dhe prej 10 vitesh nuk ka pasur një banesë fikse.
Të dhënat e para flasin për një vdekje natyrale, ndërkohë që po hetohet edhe për pista të tjera të vdekjes. Përfundimi i ekspertizës mjekoligjore pritet të zbardh edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së 37-vjeçarit.
Sipas policisë 37-vjeçari bënte jetën e endacakut që prej 10 vjetësh dhe ishte me probleme mendore.
a.k/NOA
Në foto: Pamje ilustruese