English

Jeton Kelmendi, kandidat i Çmimit të Nobelit për Letërsi

Bukuresht, 14 dhjetor 2011, NOA/ Baki Ymeri - Karakteri është një veti morale e kundruar përmes prizmit të natyrës personale. Sipas Emersonit, njerëzit me karakter janë ndërgjegjja e shoqërisë që i përkasin.

Shqiptarët në këtë kontekst nuk mbeten pas popujve të tjerë, por përkundrazi, dëshmojnë se kanë një karakter të fuqishëm dhe kontigjent vlerash adekuate, njerëzore, historike, patriotike, morale, letrare dhe artistike.

Pas Ferid Muratit, Nënës Tereze dhe Kadaresë, Krishtlindjet e këtij viti na përgëzojnë edhe me një lajm të ri, edhe pse lista e kandidatëve është bërë publike gjatë kësaj vjeshte, ndërsa burimet lidhur me këtë sihariq i gjetëm këto ditë.

Se sa shqiptarët dinë t’i çmojnë vlerat e kombit, kjo është një punë tjetër, që s’don të thotë se s’dinë, por pak kush, apo askush e din të vërtetën se faktet konkrete flasin se në spektrin e kandidatëve të mundshëm për Çmimin e Nobelit për Letërsi, përveç Kadaresë e kemi edhe një kandidat të ri, Jeton Kelmendi, duke qenë i nderuar kohë më parë (8 prill 2010), edhe me çmimin prestigjioz francez për poezi (“Grand Prix International Solenaza de Poesie”), kohëve të fundit duke qenë kandidat për çmimin kryesor për librin më të mirë të vitit në Tiranë dhe Prishtinë.

Jeton Kelmendi sivjet ka qenë laureat i Çmimit Kombëtar "Mitingu i Poezisë" në Gjakovë, për librin më të mirë "Rrugëtimi i mendimeve", raporton bashkëpunëtori i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Vlen të kujtojmë se ky miting poetik është aktiviteti më i vjetër në trojet shqiptare, gjatë këtij viti duke qenë mitingu i 48. Pa marrë parasysh se (gabimisht) e kanë radhitur në gjirin e popujve të një etnie tjetër, fakti që ky shkrimtar shqiptar ka arritur të inkorporohet edhe në Bibliotekën e Nobelit, do të thotë shumë. Për konfirmimin e këtij lajmi të bukur, ja ku e keni si dëshmi linkun e Bibliotekës Nobël të Akademisë Suedeze.

b.y/ r.b/NOA

KOMENTE