Madrid, 14 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Tashmë mund të themi me bindje se në listën e futbollistëve që do të largohen nga Real Madrid nuk është vetëm Ozil, por dhe braziliani Ricardo Kakà.
Sipas Daily Express, ish-fantazisti i Milanit është objektivi dhe dëshira kryesore e teknikut të Totteham Redknapp.
Ai është i gatshëm të sakrifikojë dhe Gareth Bale vetëm për të pasur Kaka në skuadër, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pikërisht në lidhje me këtë fakt, duke parë që drejtuesit e Realit të Madridit kanë shfaqur një interes të fortë për Bale mund të themi se tratativa për të çuar Kaka në Angli nuk do të ishte e pamundur, madje rriten shumë mundësitë që një transferim i tillë të realizohet.
r.b/NOA