English

Limiti i moshës nuk zbatohet aspak në Facebook, prindërit: S'është fundi i botës

Nju Jork, 14 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Ata që janë të prirur të besojnë se të miturit nuk hapin faqe në facebook, ose janë shumë naivë ose besojnë më shumë se c'duhet.

Pohimi në lidhje me shkeljen e rregullit që ekziston se hapja e një llogarie në rrjetin social Facebook u ndalohet personave nën moshën 13 vjeç, kanë nisur edhe hetimet policore ndërkombëtare.

Hetimet po kryhen nisur nga kushtet se rregulli i shkruar i Facebook nuk po gjen një zbatim të madh nga ky rrjet social, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Faktikisht një hetim tjetër që është duke u kryer në qytetin e Nju Jorkut nga Universiteti i këtij vendi ka nxjerrë në pah se 55% e prindërve të këtyre fëmijëve që janë nën moshën 13-vjeçare dhe kanë një profil në Facebook, nuk e shohin problem diçka të tillë.

Një pjesë prej 76% kanë pohuar se hapja e një llogarie në këtë rrejt social i ka ndihmuar fëmijët e tyre të mësojë diçka të re.

Në fund janë vetëm 19% e prindërve që kanë pohuar se kanë një fëmijë nën moshën 10 vjeçare, i cili ose e cila, ka një profil në Facebook, por se "ky nuk është fundi i botës".

r.b/NOA

KOMENTE