English

Liri Berisha nderohet me “Çmimin për Paqen 2011”

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA- Rajoni i Lombardisë në Itali ka nderuar me “Çmimin për Paqen 2011” zonjën Liri Berisha, bashkëshorten e Kryeministrit Sali Berisha.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, në një ceremoni tradicionale të përvitshme të organizuar nga Presidenti i Rajonit të Lombardisë Roberto Formigoni, Çmimi për paqen 2011 me vlerësimin special i përzgjedhur dhe i nominuar nga Komisioni Special, i është dorëzuar konsullatës tonë në Milano.

Mësohet se arsyeja e nderimit të zonjës Berisha me "Çmimin për Paqe 2011" bëhet në vlerësim të impenjimit të saj të vazhdueshëm humanitar, shkencor dhe social në drejtim të personave në nevojë, me një mbështetje të posaçme ndaj grave dhe fëmijëve të prekur nga probleme shëndetësore dhe në kushte të pafavorshme ekonomike.

a.y/NOA

KOMENTE