English

Meryl Streep në kopertinën e “Vogue”

SHBA, 14 dhjetor, 2011, NOA - Aktorja Meryl Streep është personazhi më i vjetër që zë kopertinën e revistën “Vogue”. 62 vjeçarja edhe pse për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e botës së Hollivudit dhe me një karrierë të suksesshme nuk ka dalë më parë në këtë revistë.

Ndërsa në moshën 62-vjeçare, pas filmit ku luajti rolin e ish-kryeministres britanike, Margaret Theçer, Streep duket se hakmerret ndaj revistës.

Streep shfaqet me një fund dhe një këmishë të hapur, me një bukuri natyrale. Fotoja e kopertinës të rikujton rolin e saj si shefe ekzekutive në revistën “Rusnëay” në filmin “Djalli vishet me Prada”.

a.k/NOA

KOMENTE