Bruksel, 14 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Çështja për aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën e Shengenit u diskutua në këshillin e sotëm “Drejtësi dhe puna të brendshme” në Bruksel.
Mirëpo nuk u arrit marrje e vendimit pozitiv, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Holanda ripohoi, se nuk do të heqë veton e saj për aderimin e dy vendeve në Eurozonë.
Nga ana bullgare në punën e këshillit ka marrë pjesë ministri i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov dhe ministrja e drejtësisë Diana Kovaçeva.
Ndër temat e diskutimit ishin iniciativa e disa vendeve anëtare, brenda tyre dhe Bullgaria, për përgatitjen e direktivës për Urdhrin evropian për hetim në fushën penalo-ligjore.
r.b/NOA