Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 14 Dhjetor 2011.
Nën okelion “Negociatat”, e përditshmja “MAPO” ku këtu e shihni të plotë faqen e parë, hapet me titullin “Ndoka ikën te Berisha, PDK drejt hyrjes në Qeveri”.
“Edi Rama nuk bën letërsi, Ben Blushi, gjysmë-shkrimtar”, është titulli që i është vënë intervistës së shkrimtarit dhe politikanit të tërhequr, Besnik Mustafaj.
“Ulja e tensionit të Berishës, nga lodhja dhe mungesa e ajrit në sallë”, është konstatimi që mbahet për titull ndër kryesorët e së përditshmes “MAPO” në numrin e sotëm, duke iu referuar deklaratës së mjekut për kryeministrin.
Shqiptarja.com të cilën këtu e shihni të plotë faqen e parë, me okelion “Flirtet brenda PD”, hapet me titullin “Tre politikanët e djathtë bashkë në një aktivitet. Kërkohet afrimi i Ndokës në qeveri”.
Shkrimi kryesor trajton faktin se Besnik Mustafaj, merret me marrëdhëniet me Jashtë të universitetit, ndërsa Aleksandër Biberaj, është lektor pranë këtij institucioni.
Titull tjetër kryesor: Basha i ‘vardiset’ Biberajt e Mustafajt - Flet ish-deputeti: Ishte takim rastësor.
Kurse aludon se kryetari i Bashkisë, siç duket edhe nga fotot që sjell shqiptarja.com, është afruar pranë dy funksionarëve Biberaj dhe Mustafaj. Siç dihet dhe është bërë e qartë, Aleksandër Biberaj do të jetë pjesë e strukturave të partisë së re që do të krijohet nga Presidenti Bamir Topi, kur ai të lërë detyrën...
Tituj të tjerë:
Berisha, përmirësohet shëndeti, mjeket i bëjnë kontroll edhe ne zyrë;
Në pranga këshilltari bashkiak i PS ne Kavajë kerkohej nga Interpoli per trafik droge dhe prostitucion;
Nje rrefim i pazakonte i Ardian Vishes: Ina Rama, deshtim politik.
E përditshmja “Koha Jonë” ku këtu e shihni të plotë faqen e parë, ka në qendër të vëmendjes, debatet e ndezura për presidentin e ri, pas shpalljes nga Nano të kandidaturës së tij: “LSI: Nano ka vlera në politikën shqiptare”. Gazeta shkruan se “kandidatura e liderit historik të PS, flet me "KJ", Nasip Naço, ministër i Ekonomisë dhe deputet i LSI. Duke nënvizuar faktin se Nano ka qenë kryeministër i vendit, vë në dukje se "ka vlerën e tij në politikën shqiptare dhe në zhvillimin e së majtës". Reagon dhe Dade nga PS: Duam që presidenti i ri, të jetë konsensual”.
Tituj të tjerë të kësaj të përditshmeje:
Besnik Mustafaj: “Kurbani” i Edi Ramës, instrument i dështuar për pushtet”;
Autostrada e re, Bode firmos në Abu Dabi, 50 milionë USD për Tiranë-Elbasan;
Ambasadori i ri i Italisë: Gaiani: Në kohë të vështira, tundime për të mbyllur derën;
“Zëri i Popullit” ku këtu e shihni të plotë faqen e parë, hapet me titullin “Albpetrol, nis megaskandali i ri korruptim”. Gazeta e PS shkruan se “
Shitja e Albpetrol shtohet në radhën e gjatë të privatizimeve të dyshimta dhe korruptive që Oborri çon në duart e klientëve dhe Mafias. Pa çmim fillestar dhe pa transparencë, mazhoranca po i jep jetë aferës së radhës me pasurinë e shqiptarëve. PS, Xhafaj: Kundër privatizimit, hije korruptive mbi shitje”.
Tituj të tjerë në faqen e parë: Faktet e panjohura për aktet e panjohura për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Djali i biznesmenit: Berishës iu zbuluan takimet me Milosheviç dhe Grigorov;
Letra e denoncimit: METE, e zhytur në korrupsion zhytur në korrupsion me minierën e Bulqizës.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip e anglisht.Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në pr@noa.al.
r.b/NOA