English

Policë veshur civilë i pengojnë kalimin në rrugë, i sulmon me pistoletë

Prishtinë, 14 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku – Ka qenë duke ecur normalisht në rrugë dhe po shkonte në punë të tij, vetëm se në ecje e sipër e shoqëronte edhe një armë zjarri që e mbante me vete. Pikërisht kjo armë ju bë sebep i një prag gjakderdhjeje kur u irritua shumë se disa njerëz po e pengonin të kalonte rrugën normalisht.

E gjithë ngjarja ka ndodhur dje në orën 19.15 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

I riu po kalonte në vendkalimin e këmbësorëve duke përshkuar nga një cep i rrugës në tjetrën, më këmbë, zonën ku po shkonte për në shtëpi.

Në këtë moment një automjet me tre persona ka kaluar dhe nuk e ka lënë të ecë duke e penguar.

Në atë moment, i riu është nxehur. Pa një e pa dy, ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka futur fishekun në tytë (gojë) duke e bërë gati për shkrehje.

Momenti ishte i frikshëm sepse për pak ai ishte duke hapur zjarr, por befas iu thirr nga tre personat që ndodheshin në veturë, se ishin punonjës policie.

I riu ka arritur të bindet se ndonëse me veshje civile ata ishin vërtetë oficerë policie dhe e ka ulur armën.

Lidhur me ngjarjen, policia lokale e konfirmoi zyrtarisht duke pohuar edhe arrestimin e personit të armatosur.

Policia sqaroi se “personi që më pas doli se ishte i armatosur, derisa ishte duke kaluar rrugën ne vendkalim te këmbësorëve, u pengua nga një makinë. Në këtë makinë gjendej njësiti Policor në një operacion dhe forcat policore ishin të veshur me rroba Civile dhe me veturë civile”, - konfirmoi policia.

Ajo detajoi se “njësiti policor pasiqë nuk i kishte dhënë përparësi kalimi këmbësorit, më pas është ndalur duke i kërkuar atij falje. Por megjithëkëtë, ai ka nxjerrë revolen duke e futur në tytë fishekun me ç’rast i kanosur katër oficerët antikrim të policisë së Prishtinës.

Pas këtij incidenti, nga i dyshuari që u arrit të vihej në pranga pa rezistencë të mëtejshme, është konfiskuar një revole e tipit Vizor, një karikator dhe shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje kurse rasti është nën hetime.

r.b/NOA

KOMENTE
  • Astrit Krasniqi22:37 - 17 Dhjetor 2011
    mir ja paska ba aj:p KEQ KSHTU EDHE KEQ ASHTU. keq qe ekan provoku,keq qe ka mbajt arm pa leje,PO ZAKONISHT POLICIA E KOSOVES SI RESPEKTON SHUM KOMBESORET,po besoj tash e tutje do kan me shum respekt per kombesore.
  • Gezim Ramosaj02:07 - 15 Dhjetor 2011
    JO MIR ARMEMBAJTJA PA LEJE. POR HIQ I MIR PENGIMI APO PROVOKIMI I POLICIS POR DISA POLIC TE KOSOVS SHPESH HER I TEJLALOJN KOMPETENCAT E VETA DMTH E KEQPERDORIN DETYREN(DISA JO KREJT)