Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA - Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës. Pritet që në orë 13:00 përfaqësuesit e partive parlamentare të takohen për të diskutuar mbi pikat që lidhet me ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Që prej konstituimit të komisionit kjo është hera e dytë që përfaqësuesit politik zhvillojnë takim për reformën.
Ndërsa herën e parë takimi ishte vetëm formal dhe prezantim i qëndrimeve të palëve, këtë herë, pa praninë e medieve PD-PS dhe partitë e tjera parlamentare pritet të diskutojnë për çështje konkrete që lidhe me reformën zgjedhore.
Në komision bëjnë pjesë 6 parti parlamentare. Ai drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste dhe Ilir Rusmali i Partisë Demokratike.
a.k/NOA