English

Servet Pëllumbi në festën e75 vjetorit: Sa të kem jetë do uroj fitoren e PS

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA- I njohur si “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi, një akademik dhe figurë e shquar në rradhët e selisë rozë, u befasua sot me një surprizë të organizuar nga partia me rastin e 75 vjetorit të lindjes.

Një festë surprizë për të “urtin” e politikës shqiptare, ku kryesocialisti Edi Rama i ka dhuruar tufën me lule në këtë festë ku merrnin pjesë shumë miq dhe të afërm të familjes politike dhe biologjike të Profesorit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast Pëllumbi u shpreh: “Ju falenderoj të gjithëve, Kryetarin e PS, Kryesinë e PS, për këtë festë të shkëlqyer në këtë 75 vjetor të ditëlindjes sime. Uroj me gjithë zemër fitoren e PS në zgjedhjet e ardhshme. E kam uruar gjithmonë fitoren e PS dhe do ta bëj gjithmonë, sa të kem jetë”.

Politikani Servet Pellumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Me rastin e ditëlindjes edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërië, Jozefina Topalli i ka uruar sot ditëlindjen ish- Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Servet Pëllumbi.

Zonja Jozefina Topalli i bëri urimet më të mira zotit Pëllumbi, për një jetë të gjatë dhe të lumtur, duke i uruar shëndet atij dhe familjes së tij.

a.y/NOA

KOMENTE