English

Sulmohet gazësjellësi në Irak

Irak, 14 dhjetor, 2011, NOA Policia irakiane thotë se një sulm me bombë ka goditur një naftësjellës në pjesën jugore të vendit. Agjencia e lajmeve Reuters citon policinë irakiane të kenë thënë se nga sulmi është shkaktuar një zjarr i madh, që edhe zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë ta ndalojnë gjatë gjithë natës.

Policia bën të ditur se tri bomba kanë shpërthyer në naftësjellësin që transportonte naftë nga fushat e naftës në jug të Irakut, e që kishte për qëllim bartjen e këtij derivati nëpër pikat shpërndarëse në Basra.

Sulmi vjen pasi udhëheqësi i policisë së naftës së Irakut tha se forca e tij ka rritur patrullat për tu mbrojtur nga instalimet e mundshme të sulmeve të Al- Kaidës, pas largimit të trupave amerikane nga Iraku, para 31 dhjetorit.

NOA/RFE

KOMENTE