English

Tregtari i kokainës tërheq në burg shokun, prishet plani për grabitje

Brescia, 14 dhjetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj-Dy emigrantë shqiptarë u prangosën në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Edison Çuni 24 vjeç banues në Cazzago dhe Luis Luka 27 vjeç banues në Brandico ranë në pranagt e policisë së Brescias ndërsa u shpall në kërkim një tjetër shqiptar.

Tek tre shqiptarët policia mbërriti falë disa hetimeve të mëparshme pas disa zjarreve të rëna dhe pikërisht për zjarret e rëna në një ndërmarrje përfunduan në pranga një shqiptar dhe një italian.

Pas kësaj, njëri nga shiptarët u lokalizua ndërsa fliste në telefon me shqiptarin e arrestuar, ndërsa siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, mes tyre flitej për armë e drogë.

Përgjimi nga ana e policisë nxorri në dritë se dy të rinjtë merreshin me tregti kokaine dhe interesat e tyre shtriheshin në aksin Brescia-Padova.

Ndërkaq pas verifikimeve rezultoi se Çuni ishte arrestuar edhe në vitin 2009 pasi i ishte gjetur një pistoletë.

Sipas policisë thuhet se Çuni kishte si synim të grabiste ish të fejuarën që banonte në Milano.

Gjatë telefonatës Edisoni i cili ndodhej në burg ankohej se nuk vinte dot në zbatim synimin e tij, sepse pranë shtëpisë së vajzës kalonin pa pushim makina policie.

Sakaq Lukës i’u gjetën edhe 270 gram kokainë dhe rreth 3 mijë euro, dhe për këtë u arrestua në flagrancë.

a.y/NOA

KOMENTE