English

Zbulohet grupi kriminal i vjedhjes së automjeteve

Tiranë, 14 dhjetor 2011, NOA – Policia e Tiranës zbulon një grup kriminal me tendencë vjedhjen e makinave dhe nis procedimin penal për tre persona, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ky zbulim u bë në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta 2011”, përmes të cilit u dokumentuan 13 rasteve të vjedhjes së automjeteve.

Policia arrestoi shtetasit Romeo Qamil Tufa, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike; dhe Halil Petrit Xaka, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, vjedhje me armë të automjeteve, banesave e lokaleve, si dhe trafikim të qënieve njerëzore, i arrestuar më 10 dhjetor nga Policia e Bulqizës.

Ndërkohë u shpall në kërkim 21-vjeçari Dorian Gëzim Xhoxhaj, lindur dhe banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje.

Falë hetimit rezultoi se tre personat janë autorë të vjedhjes së 13 automjeteve në Tiranë, të kryera përgjatë vitit 2011:

Më 09 nëntor 2011, në rrugën “Ferit Xhajko”, kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta“, me targa AB 259 CB, në pronësi të shtetasit S. L.

Më 11 dhjetor 2011, në rrugën “Gjon Bozuku”, kanë vjedhur mjetin e markës “Ford Fiesta“, me targa TR 3394 I, në pronësi të shtetasit Q. K,

Më 12 dhjetor 2011, në rrugën “4 Dëshmorët”, kanë tentuar të vjedhin mjetin e markës “Ford Eskord“, me targa TR 9629 L, në pronësi të shtetasit E.T.

Më 18 tetor 2011, në rrugën “Lluk Kaçaj” Tiranë, kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta“, me targa TR 2370 U, në pronësi të shtetases A. G.

Më 09 nëntor 2011, në rrugën “Njazi Meka“, kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta”, me targa TR 7847 N, në pronësi të shtetasit E. M.

Më 13 nëntor 2011, në rrugën “Bilal Kanxholli“, kanë vjedhur mjetin “Ford Fiesta“, me targa TR 4416 I, në pronësi të shtetasit E. K.

Më 09 nëntor 2011, në rrugën “Besim Fagu“, kanë tentuar të vjedhin mjetin “Ford Fiesta“, me targa TR 3845 N, në pronësi të shtetasit H. Z.

Më 02 nëntor 2011, në Qendër Babrru, kanë vjedhur mjetin “Benz Kamioçinë”, me targa TR 0616 F, në pronësi të shtetasit S. L.

Më 17 janar 2011, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur mjetin “Opel”, me targa TR 2107 M, në pronësi të shtetases E. K.

Më 29 mars 2011, në Qesarakë, kanë vjedhur mjeti “Opel Kadet”, me targa TR 7265 E, në pronësi të shtetasit N. P.

Më 20 prill 2011, në rrugën “Ferit Xhajko“, kanë vjedhur mjeti “Benz”, me targa GJ 9036 A, në pronësi të shtetasit E. A.

Më 10 qershor 2011, afër tregut të “ish-Uzinës Dinamo” Tiranë, kanë vjedhur mjet “Benz” furgon, me targa TR 2254 F, në pronësi të shtetasit Xh.L,

Më 10 prill 2011, në rrugën “Muhamet Deliu”, kanë vjedhur mjetin “Benz”, me targa TR 1440 E, në pronësi të shtetasit A. B.

Policia e Tiranës vijon hetimin e çështjes, ndërsa sekuestroi në rrethet Berat, Lezhë dhe Laç, 3 automjete të markës “Ford”, një mjet “Benz”, një mjet “Benz furgon”, dy mjete të markës “Volzvagen Golf”, 3 targa mjetesh TR 1690 H ; TR 2256 E dhe TR 9482 A, një leje qarkullimi e mjetit me targa TR 9482 A, katër telefona celularë etj.

Gjatë këtij viti mësohet se policia e Tiranës e ka rritur zbulueshmërinë e vjedhjes së automjeteve me 11% krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që vetëm gjatë muajve të fundit janë dokumentuar 57 raste të vjedhjes së automjeteve, dhe janë arrestuar p persona, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim.

mit/NOA

KOMENTE