Lushnje, 15 dhjetor, 2011, NOA - Një i ri ka vdekur mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Lushnjës dhe viktima është 23-vjeçari Dokleant Sulaj. 23-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me kushëririn e tij me motor, kur në një moment, kanë dalë nga rruga.
Pas daljes nga rruga, motori është përplasur më një bordurë duke sjellë dhe vdekjen e Suljat. Ndërkohë që është plagosur kushëriri i tij, Jurgen Sulaj. Hetimet e para të policisë për shkaqet e aksidentit flasin për një tejkalim të normave të shpejtësisë, gjë që ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të mjetit. I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr mjekimin për plagët e marra.
a.k/NOA