English

Albin Kurtit i refuzohet viza në SHBA

Prishtinë, 15 dhjetor, 2011, NOA - Ambasada e SHBA-së në Shkup i ka refuzuar kërkesën për vizë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti ditë më parë kishte aplikuar për vizë në Ambasadën Amerikane me qëllim të vizitës në SHBA, por ajo i është refuzuar, ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura. Sipas medieve kosovare, në refuzim nuk janë saktësuar arsyet e këtij vendimi dhe nëse ai është marrë për shkak të qëndrimeve të tij politike. Lideri i Vetëvendosjes në disa raste ka pasur përplasje verbale nga distanca me diplomatin amerikan Chritopher Dell, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në “punët e brendshme të Kosovës”.

NOA

KOMENTE