English

Aleanca Kuq e Zi: Qeveria nuk mbron emigrantët

Tiranë, 15 dhjetor 2011, NOA - Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot qeverinë se ka braktisur emigrantët shqiptarë. Me anë të një deklarate për mediat, AK thekson se kjo kategori qytetarësh u la jashtë procesit të regjistrimit të popullsisë. Sipas Aleancës, qeveria ka shkelur kushtetutën, pasi “mbrojtja e shqiptarëve është detyrim kushtetues për qeverinë”.

Nga ana tjetër, AK kritikon forcat politike edhe për lënien jashtë procesit të votimeve emigrant. Sipas saj, “prej 21 vitesh emigranteve u mohohet e drejta e votës”.

a.k/NOA

KOMENTE