English

Berisha: Rama, komunikim me ciu-ciu

Tiranë, 15 dhjetor 2011, NOA/ Ariola Ymeraj – Kryeministri Sali Berishanjë intervistë të drejtpërdrejtë televizive ka thumbuar sonte kryetarin socialist se në vend të dalë publikisht për të shprehur qëndrimet e tij, po përdor “ciu-ciu”-n, duke nënkuptuar rrjetin social Twitter që ka si ikonë një zog raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

“Edi Rama i është kthyer komunikimit me ciu ciu. Kjo nuk është domethënëse. Unë komunikoj gjithë ditën me sms. Unë e kam dhënë numrin tim, e kam bërë publik në vitin 2005 dhe janë me qindra mijë sms që marr dhe çoj. Por të përdorësh Twitter për të hyrë pas dere, nuk mendoj se funksionon”.

“Ne jemi të detyruar që qëndrimet tona t’i bëjmë të qarta, jo me Tëitter apo qoftë dhe me Facebook, por të dalim publikisht për t’i shprehur ato”, tha z.Berisha në intervistën për Tv Klan në emisionin “Opinion”.

Kurse theksoi: “Unë kam disa profile personale me emrin tim në Facebook por asnjëra nuk është e imja”.

a.y/NOA

KOMENTE