Nju Jork, 15 Dhjetor 2011, NOA/ Rid Bulku - Shitje rekord e dokumentit që përfaqëson aktin e lindjes së Apple: është blerë në ankand nga Sotheby’s për 1.59 milionë dollarë, dhjetë herë mbi çmimin fillestar që është vlerësuar.
Shitja është kryer vetëm dy muaj pasi Steve Jobs është ndarë nga jeta, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Dhe duhet thënë se ky dokument ka qenë dëshirë mes 6 personash, por në fund fituesi ishte Eduardo Cisneros, president i “Cisneros Corporation”.
Kjo copë letre me vlera të mëdha historike është shkruar në vitin 1976 dhe i përkiste Ronald G. Wayne, i cili është një ndër themeluesit e Apple së bashku me Steve Jobs dhe Stephen G. Wozniak.
r.b/NOA