Bari, 15 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Një sasi e madhe lënde narkotike e cila vinte nga Shqipëria, u zbulua në portin e Barit në Itali, raporton korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.al
Guardia di Finanza konfirmoi lajmin dhe tha se janë sekuestruar 760 kilogramë drogë e llojit marijuanë e cila kishte ardhur me një kamion i imbarkuar në një anije të vogël të llojit “Samsun” e mbërritur nga ujërat detare shqiptare.
Komanda e Ushtrisë së Komandës rajonale të Guardia di Finanza në Bari tha se droga u zbulua rastësisht nga dyshimi që i lindi doganierëve nga mjeti që kishte ardhur me anijen e vogël.
Droga ishte e paketuar në 685 pako të presuara dhe kap vlerën e 8 milionë eurove, tha Guardia di Finanza. Ajo konfirmoi arrestimin e një 39 vjeçari shqiptar, rezident prej vitesh në Itali. I prangosuri përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
aa.y/NOA