Pogradec, 15 dhjetor, 2011, NOA – Drejtuesi i një fondacioni të njohur në qytetin e Korçës ka grabitur llogarinë e bankare të një personi duke shfrytëzuar dokumentacionin që kishte në dispozicion. Personi që ka marrë shumën prej 8 milionë lekësh është Adem Myslim Jahollari, 51 vjeç, banues në Lagjen 1 në Pogradec. Jahollari është drejtues i Fondacionit BESA-Pogradec.
Padia ndaj tij është bërë nga I. Lame, 38 vjeç, banues në Lagjen 3 në Pogradec. Lame ka deklaruar në polici, se Jahollari ka tërhequr nga llogaria e tij një shume prej 800.000 lekësh të reja pa autorizimin dhe pa dijeninë e tij. Pas hetimeve të para ka nisur procedimi penal për drejtuesin e fondacionit. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
a.k/NOA