English

Irani ka shtuar ekzekutimin e të dyshuarve për krimet me drogën

Iran, 15 dhjetor, 2011, NOA- Në një raport të ri, organizata e njohur për të drejtat e njeriut, Amnesty International tregon se të paktën 488 njerëz janë ekzekutuar në Iran, për shkak të dyshimeve për shkeljet me substanca narkotike, në vitin 2011.

Organizata thotë se kjo është një rritje e trefishtë e ekzekutimeve, që nga viti 2009. Raporti i quajtur “I varur nga Vdekja: Ekzekutimet për shkelësit e drogave në Iran” tregon se bazuar në burime zyrtare dhe jo-zyrtare, rreth 600 ekzekutime janë evidentuar në Iran deri në fund të nëntorit të këtij viti.

Raporti gjithashtu tregon se vetëm ekzekutimet lidhur me dyshimet për krime me drogën përbëjnë rreth 80 % të asaj shifre.

Organizata, përmes këtij raporti, ngritë shqetësime serioze lidhur me drejtësinë dhe korrektësinë e këtyre proceseve gjyqësore, që kanë çuar në ekzekutimin e njerëzve.

NOA/RFE

KOMENTE