English

Kapet vrasësi i Arkanit në Afrikën e Jugut

Afrika e Jugut, 15 dhjetor NOA -Një gazetë e Afrikës së Jugut thotë se vrasësi i paramilitarit të njohur serb për krime të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në Kosovë, Zhelko Razhnjatoviç (Arkan), është arrestuar në Afrikën e Jugut dhe do të paraqitet në gjykatë muajin e ardhshëm për akuza lidhur me drogën.

Dobrosav Gavriç u dënua në vitin 2006 me 30 vjet burg për vrasjen e Arkanit, por ai ka qenë në arrati deri tani. Arkan, i cili ishte paditur nga gjykata e krimeve të luftës së OKB-së për krime gjatë luftës në Bosnjë, në vitet 1992-1995, u qëllua për vdekje në një hotel të Beogradit në janar të vitit 2000. Gazeta "New Age" tha sot se identiteti i Gavriçit u zbardh gjatë një hetimi të policisë për krimin e organizuar në Cape Town. Gazeta tha se Serbia pritet të kërkojë ekstradimin e tij për të shërbyer dënimin atje. Zyrtarët serbë nuk ishin në dispozicion për koment.

NOA/INA

Në foto: Arkani

KOMENTE
  • Drin01:21 - 16 Dhjetor 2011
    nukosh vrar arkani po eshtr qatje te rusija kifar kremineli nuka me ik prej zotit ki qen